E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama pritet me ceremoni zyrtare nga Kovaçevski: Finalizojmë një sërë marrëveshjesh
Publik News

Rama pritet me ceremoni zyrtare nga Kovaçevski: Finalizojmë një sërë marrëveshjesh

Këtë të hënë të 14 nëntorit, në Shkup mbahet mbledhja e përbashkët e qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, thotë se në këtë mbledhje do të finalizohen disa marrëveshje e memorandume ndërqeveritare.

“MIRËMËNGJES dhe nga Shkupi, ku do të zhvillojmë mbledhjen e dy qeverive e do të finalizojmë një sërë marrëveshjesh e memorandumesh ndërqeveritare Shqipëri – Maqedoni e Veriut, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Më pas Rama publikoi një foto nga Aeroporti i Shkupit ku ishte pritur prej Artan Grubit, zv.Kryeministri i Maqedonisë së Veriut.

“Aeroporti i Shkupit – Me Artan Grubin, zv.Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, për të nisur një ditë të mirë pune e marrëveshjesh që na afrojnë dhe na forcojnë edhe më shumë”, shkruan Rama.

Pak para orës 10:00, Rama u prit me ceremoni zyrtare nga Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

AXHENDA

Sipas axhendës, kyeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të pritet me një ceremoni shtetërore nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në orën 10:30.

Ndërsa në orën 10:45 do të zhvillohet një takim kokë më kokë mes dy kryeministrave, dhe do të vijohet më pas me hapjen e sesionit plenar të mbledhjes së dy qeverive në orën 11:00.

Fjalën hyrëse në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive do e kenë kryeministrat dhe më pas do të vijohet me diskutimet e hapura për çështjet që pritet të trajtohen.

Ndërsa konferenca e përbashkët për shtyp do të jetë në orën 13:00 për të mbyllur vizitën dhe më pas në orën 14:10 pritet të vijohet me shkrepjen e fotografive të përbashkëta.

Axhenda e plotë:

E hënë, 14 nëntor 2022 Shkup

10.30 – Ceremonia e pritjes në Kryeministrinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut me të gjitha nderimet shtetërore-ushtarake

10.45 – Takim tete-a-tete i dy kryeministrave. (Dimitar Kovaçevski, Kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë)

​11.00 – Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy qeverive (Fjalë hyrëse nga të dy kryeministrat) që vijon me diskutimin e hapur të ministrave nga të dyja kabinetet qeveritare. Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmbyll sesionin plenar.)

12.35 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve dhe memorandumeve ndërqeveritare

13.00 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave ​

14.10 – Foto e përbashkët

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.