E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çlirimi i Tiranës, Ilir Meta: Sot është ditë reflektimi. T’ia kthejmë qytetarëve lirinë e cenuar nga uzurpatorët
Politikë

Çlirimi i Tiranës, Ilir Meta: Sot është ditë reflektimi. T’ia kthejmë qytetarëve lirinë e cenuar nga uzurpatorët

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë një reagim në rrjetet sociale në ditën e çlirimit të Tiranës duke e cilësuar këtë një nga ngjarjet më madhore të luftës anti fashiste.

Meta shprehet se sot është një ditë reflektimi për t’u kthyer qytetarëve të Tiranës lirinë e cenuar nga uzurpatorët.

“Çlirimi i kryeqytetit tonë mbetet një nga ngjarjet më madhore të Luftës Antifashiste. Përjetë mirënjohës të gjithë atyre partizanëve që luftuan për çlirimin e Tiranës dhe në veçanti dëshmorëve që dhanë jetën e tyre. Mirënjohje gjithmonë qytetarëve të Tiranës që ngritën barrikadat dhe i kthyen shtëpitë e tyre në kështjella kundër pushtuesve.

Sot është edhe një ditë reflektimi për t’iu kthyer qytetarëve të Tiranës lirinë e cënuar nga uzurpatorët. Tirana do të jetë më mirë!”,shkruan Meta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.