E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha lë Kuvendin: Bëhet gjithçka në funksion të shuarjes së zërit të opozitës se janë të tmerruar nga vjedhjet që bëjnë
Lajme

Berisha lë Kuvendin: Bëhet gjithçka në funksion të shuarjes së zërit të opozitës se janë të tmerruar nga vjedhjet që bëjnë

Sali Berisha pas debatave dhe tensioneve ne seance plenare ka lene Kuvendin dhe ne nje deklarate per mediat ne oborrin e tij tha se mazhoranca po ben gjithcka qe te shuaje zerin opozitar pasi “eshte i tmerruar nga vjedhjet qe bejne”.

Deklarata e Berishës: Parlamenti më monist se sa parlamenti i vitit 1991, në të cilin nuk respektohet asnjë rregull, asnjë nen i Kushtetutës.

Parlament në të cilën bëhet gjithcka në funksion të shuarjes së zërit të opozitës vetëm se janë të tmerruar nga vjedhjet e pafund të tyre nga pasurim i madh me fondet publike e këto ata nuk mund ti dëgjojnë nuk duhet që ne ti denoncojmë.

Parlamenti si kurrë ndojnë herë ka marë formën e një shartorjeje, plaftormë e sharjes, ku kreu i pseudomazhorancës i lejon vetes të përdorë fjalët me të ulëta për cdo qytetar e njeri të civilizuar e jo vetëm që nuk ndëshkohet por përkundrazi mbështetet nga drejtuesit e parlamentit ndërkohë që deputetë të opozitës jashtë kamerave i kthejnë përgjighë përjashtohen nga parlamenti.

Kreu i PD-së Sali Berisha paralajmëroi sot në parlament kryeministrin Edi Rama dhe maxhorancwn për të mos ndaluar opozitën të flasë. Berisha tha se është një akt i shëmtuar që tregon frikë dhe tmerr nga e vërteta.

Ai theksoi se siç u zotua në 12 nëntor se do jetë populli opozitar që do të flasë në këtë sallë.

“Obstruksioni që ju i bëni zërit opozitar është një akt i shëmtuar që tregon frikë dhe tmerr nga e vërteta. Nuk ka parlament në botë që pjesëton deputetët në 5 minutësh, 10 minutësh dhe 2 minutësh përveç jush. Kjo është histori turpi, që nuk ka ekzistuar kurrë. Standardi i një njeriu që urren për shkak të trashëgimisë së tij kundërshtarët politikë. Jepini fund kësaj se nuk do ta tolerojmë këtë situatë. Ka 4 muaj që shtypni të drejtën tonë për mocion me rezolutë. E bëni këtë me urdhër të Aleksandar Vuçiç. Ka 4 muaj që nuk respektoni as të drejtat më elementare kushtetuese tonat. Kjo situatë duhet të marrë fund nëse doni paqe dhe stabilitet në parlament. Jemi përpjekur me durim shumë të madh të kërkojmë zbatimi ne rregullores. I keni shkelmuar çdo ditë. Sot merr fund kjo. Ju garantoj siç u zotova në 12 nëntor se do jetë populli opozitar që do të flasë në këtë sallë. Ne vijmë këtu për të respektuar zgjedhësit tanë por për Taulant Sharrën dhe Edi Ramën nuk do vinim kurrë në parlament. Na vjen turp që jemi me njerëz të tillë në parlament. Asnjë kombinacion nuk do funksionojë më. I jap paralajmërim Ramës mos përdor atë gjuhë që përdor. Ne vijmë me fjalën, me pendën se në mënyrë absolute mund të japim çdo përgjigje që meriton. Mos e përdor, atë mbaje ne kuzhinën tënde në Surrel, në shpellat e partisë tënde”, tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.