E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha akuza Ramës: Turp, mashtron për justifikuar megaaferën e vjedhjes në Portin e Durrësit
Lajme

Berisha akuza Ramës: Turp, mashtron për justifikuar megaaferën e vjedhjes në Portin e Durrësit

Qytetarët e Zagrebit e hodhën në kosh të plehrave

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Ramën se po përpiqet të mashtrojë shqiptarët, duke raportuar se “Egle Hill do të ndërtojë Manhatanin e Zagrebit”.

Por, Berisha shkruan se kreu i qeverisë e bën këtë “për të justifikuar megaaferën e vjedhjes së miliarda eurove me Dubaim e tij në Portin e Durrësit”, pasi shton se “qytetarët e Zagrebit e kanë hedhur në kosh të plehrave projektin e Manhatanit të Eagle Hill”.

“Qytetarët e Zagrebit hedhin në kosh të plehrave projektin e Manhatanit të Eagle Hill! Nderim mbrojtësve të Zagrebit!

Turp Edi Ramës që mashtron shqiptarët duke shkruajtur se Egle Hill do ndërtoj Manhatanin e Zagrebit për të justifikuar megaaferën e vjedhjes së miliarda eurove me Dubaim e tij në Portin e Durrësit .sb”, shkroi Sali Berisha.

Mbrëmjen e së enjtes (17 nëntor) Rama publikoi në Twitter një artikull të BIRN ku tregohet se kompania “Eagle Hills” do të ndërtojë “Manhatanin e Zagrebit” në Kroaci.

Kreu i qeverisë, shkruan se kjo është e njëjta kompani e Muhammed El Alabbar e cila do të ndërtojë Portin e Durrësit.

““Eagle Hills” kompania e Muhammed El Alabbar që do të ndërtojë Portin Turistik të Durrësit, e mirëpritur në Kroaci për të ndërtuar “Manhatanin e Zagrebit”, një investim sa një e katërta e Durrësit që konsiderohet shumë i rëndësishëm për zhvillimin e kryeqytetit kroat”, shkroi Rama.

Por mediat kroate raportojnë se qytetarët dhe opozita në Zagreb kanë fituar në përpjekjen për të rrëzuar projektin e qeverisë në Kroaci për të ndërtuar atë që do të quhej Manhattan i Zagrebit.

Mediat shkruajnë se pas presionit të shumtë, u publikua marrëveshja për këtë projekt që nxirrte në pah se kryebashkiaku Milan Bandić donte t’u jepte arabëve gjithçka, duke përfshirë pronësinë e tokës më të shtrenjtë në vend, një skemë e ngjashme me atë të projektit të Durrësit në vendin tonë.

Ato raportojnë se kompania e Alabar “Emaar Properties” në fakt nuk i përket Alabar, por aksioneri i shumicës është Emiri i Dubait.  Muhamed Alabar, investitori arab synon të ndërtojë portin e jahteve në Durrës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.