E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Greqia dhunon të drejtat sovrane të Shqipërisë në shelfin e saj kontinental
Publik News

Greqia dhunon të drejtat sovrane të Shqipërisë në shelfin e saj kontinental

17 nëntor 2022 – Greqia dhunon të drejtat sovrane të Shqipërisë në shelfin e saj kontinental

Sot rimorkiatori “Vernicos Sifnos”, i kontraktuar nga Qeveria e Greqisë , kreu studime për hidrikarbure 0,5 milje në veri të vijëës hipotetike kufizuese me distance të barabarta të shelfit kontinental midis Shqipërisë dhe Greqisë. Për shkak të metodologjisë së ndërtimit dhe gjeografisë së dy shteteve, një vijë kufizuese e drejtë dhe e ndershme e shelfit kontinental midis dy shteteve, do të jetë në jug të vijës hipotetike me distance të barabarta, siç ishte ajo e vitit 2009. Pra hapësira në jug të kësaj vije (vijës së vitit 2009) është zona detare e shelfit kontinental e kontestuar, kurse në veri të kësaj vije është shelfi kontinental i Shqipërisë. Anije studimore “Ramform Hyperion” dhe rimorkiator “Vernicos Skafi One” kanë operuar në zonën e kontestuar.

Prej më shumë se një javë, dita e dhjetë, anijet studimore të kontraktuara nga Qeveria e Greqisë po kryejnë studime për hidrokarbure në Detin Jon (Blloku 1), duke përfshirë edhe zonën e pakufizuar (të kontestuar) të shelfit kontinental midis Shqipërisë dhe Greqisë. Por sot njëra prej tyre hyri në shelfin kontinental të Shqipërisë. Gjatë këtyre dhjetë ditëve anije studimore “Ramform Hyperion” dhe dy rimorkiator “Thow Omega” dhe “Vernicos Skafi One” kanë operuar në zonën e kontestuar të shelfit kontinental midis Shqipërisë dhe Greqisë, gjithmon në jug të vijës hipotetike kufizuese me distanca të barabarta. Edhe studimi në zonën e kontestuar, pa marrëveshje përbën cënim të të drejtave sovrane të shtetit bregdetar.

Prej dhjtë ditësh asnjë institucion shtetëror, duke përfshirë dhe Ministrinë pëe Europën dhe Punët e Jashme, nuk janë prononcuar për shkeljen e të drejtave sovrane të Shqipërisë në shelfin kontinental. Shqipëria është palë në UNCLOS 1982 nga viti 2003 dhe Greqia nga viti 1995.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.