E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia rrugore lotari për shoferët shembullorë!Ja çfarë mund të fitoni?
Lajme

Policia rrugore lotari për shoferët shembullorë!Ja çfarë mund të fitoni?

Jemi mësuar që policinë ta shohim vetëm në pozicionin e ndëshkuesit. Gjoba për ata që tejkalojnë shpejtësinë, gjoba për ata që nuk vendosin rripin, gjoba për ata që flasin në telefon, gjobat për ata që parkojnë keq etj. etj.

Por ndryshe ndodh këtë herë kur në kuadër të javës së sigurisë, Policia Rrugore ka lançuar “Lotarinë e Radarit”. Sot në autostradën Tiranë-Durrës, Policia Rrugore ka nisur lotarinë që do të përzgjedhë 20 drejtuesit më të mirë.

Nga terreni, duke prezantuar nismën. Ai tha se do të zgjidhen drejtuesit model, që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe për ta do të ketë nga një policë sigurimi.

“Kemi vendosur të zgjedhim drejtuesin model. Nga drejtuesit që respektojnë rregullat, do të zgjedhim më të mirët. Shorteu do të hidhet live të premten dhe do të zgjidhen 20 drejtues mjetesh, për të cilët do të dhurohen 20 polica sigurimesh. Do të kemi nisma të tjera në kuadër të javës së sigurisë rrugore”, deklaroi Dervishi.

© SYRI.net

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.