E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjashtë mënyrat se si muzika mund të reduktojë stresin tek njerëzit
Lajme

Gjashtë mënyrat se si muzika mund të reduktojë stresin tek njerëzit

Dëgjimi i muzikës është një ndërhyrje alternative tërheqëse kundër stresit dhe ankthit, pasi është e arritshme, e lirë dhe e lehtë për t’u përdorur si një terapi në jetën e përditshme. Dëgjimi i muzikës lidhet me një gamë të gjerë të rezultatesh shëndetësore pozitive, pasi mund të ulë nivelet e kortizolit, të rrisë nivelet e serotoninës dhe të aktivizojë zonat e trurit që përfshihen tek shpërblimi. Për shembull, është raportuar dëgjimi i muzikës relaksuese para, gjatë dhe pas procedurave mjekësore, lidhet me nivele më të ulëta të kortizolit. Ja cilat janë 6 mënyrat se si muzika e redukton ankthin dhe stresin.

1. Efekti relaksues i ritmit

Ritmit i muzikës mund të konsiderohet si një nga faktorët më të rëndësishëm. Studimet kanë treguar se dëgjimi i muzikës me ritëm të ngadaltë dhe me zë të ulët, mund t’i qetësojë njerëzit gjatë situatave stresuese. Për shembull, muzika me një ritëm të ngadaltë, si muzika meditative apo xhazi i butë, lidhet shpesh me relaksimin. Muzika me një ritëm të ngadaltë dhe të qëndrueshëm siguron reduktim të stresit duke ndryshuar ritmet e trupit, si për shembullrrahjet e zemrës.

2. Muzika pa tekst

Zakonisht muzika pa tekst funksionon më mirë. Përdorimi i muzikës instrumentale, në vend të muzikës me tekst, sjell shpesh efekte më të mëdha të ndërhyrjes së muzikës në reduktimin e stresit. Muzika që përmban tekst, mund të jetë më shpërqendruese në vend se të jetë qetësuese.

3. Muzika si një strategji shpërqendrimi

Dëgjimi i muzikës mund të sigurojë një “shpërqendrim” nga mendimet ose ndjenjat që rrisin stresin. Muzika si një mjet shpërqendrues,mund të largojë vëmendjen nga një ngjarje stresuese në diçka më të këndshme, e cila redukton nivelet e stresit. Pra, dëgjimi i muzikës që ndryshon humorin nëpërmjet ndryshimit të modeleve të mendimit, mund të ketë një efekt afatgjatë.

4. Muzika shkakton kënaqësi

Muzika ka një lidhje të fortë me ndjenjat e kënaqësisë. Angazhimi me muzikën mund të shkaktojë të njëjtat reagime biologjike dhe psikologjike të lidhura me shpërblime të tjera shumë themelore, si ushqimi, seksi dhe paratë. Muzika e përjetuar si e këndshme, e forconemocionin pozitiv, i cili e redukton stresin.

5. Lidhja sociale

Dëgjimi i muzikës në prani të të tjerëve, mund të forcojë efektin reduktues të stresit. Muzika lehtëson lidhjet shoqërore. Krijimi i muzikës në grup apo këndimi së bashku mund të sjellëforcimin e lidhjeve sociale, gjë qëemund të shpjegohet me çlirimin e neurotransmetuesvesiendorfina dhe oksitocina.

6. Preferenca ka rëndësinë e saj

Studimet tregojnë se pasja e mundësisë sëzgjedhjes për atë që do të dëgjoni, ka efekte më të dobishme sesa muzika e zgjedhur nga dikush tjetër. Kur për ndonjë arsye, muzika e zgjedhur nuk është e përshtatshme për situatën, kjo mund të çojë në ndryshime të padëshiruara të humorit apo përkeqësim të humorit negativ. / Psychology Today

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.