Drejtonin makinën në gjendje të dehur/ Në pranga të rinjtë
Policia e Korçës ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të dy shtetasve.
Burimet policore bëjnë me dije se të asrrestuarit janë shtetasit me iniciale Dh.Z., vjeç 20 dhe S.L., vjeç 22, të dy banues në Çërravë-Pogradec.
Njëri prej tyre drejtonte mjetin në mënyrë të parregullt dhe shtetasi tjetër (pasagjer në këtë mjet) në gjendje të dehur, kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë gjatë kryerjes së detyrës.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale : “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



