E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Pamje nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me dy viktima në autostradën Tiranë-Durrës
Lajme

FOTO/ Pamje nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me dy viktima në autostradën Tiranë-Durrës

Makina ‘copash’ pas përplasjes me trafikndarësen

Sot në orët e para të mëngjesit të sotëm ndodhi aksidenti tragjik në autostradën Tiranë-Durrës që i mori jetën dy pasagjereve, ndërkohë që mbeti i plagosur rëndë shoferi i automjetit.

Në foto duket makina me të cilën udhëtonin tre të rinjtë e cila është çarë mes përmes për shkak të përplasjes së fortë me trafikndarësen.

Një prej viktimave është identifikuar si Silva Gjergji, 26-vjeç ndërkohë drejtuesi i automjetit ishte Arbër Tivari i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën. Ende nuk është identifikuar pasagjerja e dytë që humbi jetën nga aksidenti.

Paraprakisht shkak i aksidentit dyshohet se është bërë shpejtësia e lartë, megjithatë pritet kryerja e analizave dhe ekzaminimeve të duhura për të dalë në përfundim nëse te tre të rinjtë kishin konsumuar alkool. Ata po ktheheshin nga Durrësi drejt Tiranës, pasi kishin darkuar deri në orët e vona të natës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.