E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Banorët e Bërxullës vijojnë protestat: Shteti na ka shitë, po na vret
Lajme

Banorët e Bërxullës vijojnë protestat: Shteti na ka shitë, po na vret

Banorët e fshatit Bërxullë kanë protestuar sërish këtë të diel, ku kanë kërkuar dëmshpërblim për pronat e tyre. Ata shprehin shqetësim për faktin që pas dy muajve protestë, nga ana e institucioneve vijon të mos ketë reagim.Me thirrje të ndryshme banorët e Bërxullës kanë nisur protestën e radhës, ku kërkojnë nga qeveria dëmshpërblim për pronat e tyre që preken nga ndërtimi I autostradës Thumanë-Kashar.

Banorët shprehen se projekti është i devijuar dhe dëmshpërblimi shumë i ulët. Ndërkohë, heshtja e institucioneve i shqetëson më shumë.

Këta banorë protestojnë prej 2 muajsh, jo vetëm në fshatin e tyre, por edhe pranë kryeministrisë dhe parlamentit, por deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga institucionet përgjegjëse.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.