E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tritoli ndaj Irfanit, si mesazh mafioz i Edi Ramës!
Publik News

Tritoli ndaj Irfanit, si mesazh mafioz i Edi Ramës!

Nuk është lajm që Presidenti i News24&co ishte një njeri i afërt deri para disa muajsh me qeverinë! Me Edi Ramën po të doni!

Drekat e darkat në këtë oaz ku Edi Ramës vizatonte gllabërimin e mëtejshëm të detit nga resorti Prestige, në copa letre, nën avujt e alkoolit, e nën histerinë e të qeshurave që prodhojnë tavolinat e biznesit dhe pushtetit, aty ku prona publike ndahet si ëmbëlsira në fund të darkës, të gjitha këto nuk janë legjenda urbane.

Edi Rama i ushqen biznesmenët e oborrit të tij pandërprerje ne kembim të makiazhit e shërbimit që ata i bëjnë në të gjitha mënyrat, mediatike apo dhe ata që ofrohen si bedelë për të mbajtur në këmbë makinerinë okulte ekonomike me të cilët Edi Rama gjeneronë pasurinë e tij të paanë. E ka bërë këtë që kur mori frerët e Bashkisë së Tiranës.

Koço Kokëdhima në pak vite, ishte shembulli kryesor që tregonte sesi duke qëndruar, duke e këshilluar e sidomos duke i shërbyer Edi Ramë ti mund të ngulësh beton në Tiranë e jo vetëm, ku të duash e ku të mundesh. Dalë nga dalë ky model u pa nga të gjitha ata që me lugë në brez presin rastin që tu jepet mundësia. Leje ndërtimi ka, por duhet profesionistë që t’i marrin. Edi Rama është njeriu i cili prej ditës kur vuri këmbë në politikë, instaloi në mëyrë kapilare nënshtrimin e medias në shërbimin e tij personal. Dhe sot situata është sureale!

Po pse u prishën Irfani me Ramën?

Një legjendë thotë se ditën e zgjedhjeve të vitit 2021, Hysenbelliu ishte i sigurtë që zgjedhjet do i fitonte Lulzim Basha dhe përgjatë gjithë të ditës, gëzimin e tij për këtë rokadë pushteti e ndante me të gjithë numrat e tij në telefon plus dhe një biznesmen. “Mbaroi Edi Rama vlla, do ndryshojë pushteti”– i thotë Hysenbelliu mikut të tij biznesmen. Ky i fundit merr në telefon i shastisur Edi Ramën dhe i tregon fije e për pe gëzimin e Hysenbelliut.

Me të dëgjuar këtë, Edi Rama e merr Irfanin në telefon dhe i premton që këtë “tradhti” të tij nuk do t’ia falë më! Sot tritoli do të godasë me gjithë forcën dhe për kënaqësinë e Padrinos do të thërrmojë copë e cikë, biznesmenin që doli nga linja! Dhe ky është vetëm fillimi…

A po dhunohet fjala e lirë!

Raportet okulte media-politikë nuk janë një ekskluzivitet i Shqipërisë. Rupper Murdoch ishte miku personal i Donald Trump, dhe shërbimi i FOX News në fushatën presidenciale ishte domethënës, po aq sa gazeta britanike ‘The Sun’ në pronësi të mogulit Australian, luajti rolin përcaktues për procesin e Brexit! Në Shqipëri, impakti i “Focus Media Group” të Irfan Hysenbelliut është i konsiderueshëm përmes News 24, Gazetës Panorama, Gazetës Shqiptare dhe dy portalet Balkanweb.com e Panorama.al. Askush nuk mund ta mohojë këtë.

Që prej vitit 2016 e në vazhdim, linja editoriale këtyre mediave është pak të thuash se ka qenë miqësore me qeverinë dhe me bëmat e saj. Që prej vitit 2015, mediat në fjalë është pak të thuash që kanë qenë miqësore edhe me një tjetër personazh të Rilindjes, Erion Veliaj! Raportet e katër viteteve të fundit mes Edi Ramës dhe Irfan Hysenbelliut kishin edhe administratorin përkatës, Taulant Ballën. Ky i fundit deri ditën kur fadromat shkuan për herë të parë tek Prestige Resort, ishte Drejtor, Kryeredaktor,  gazetar e editor i linjës dhe çdo lloj problemi që presidenti i Focus Media mund të kishte me pushtetin. Ato zgjidheshin si me magji hap pas hapi.

Tritoli që do të shembë sot resortin e Irfanit është tregues i një prishje të madhe që ka ndodhur mes medias dhe pjesës më të fuqishme të pushtetit aktual, atij që kontrollohet nga Edi Rama. Dhe simptomat e këtij allishverishi brenda Rilindjes u vunë re që në aksionin e parë të disa muajve.

Në të njëjtën ditë kur Focus Media denonconte me të drejtë se turistët po iknin të tmerruar nga Golemi, po e njejtë raportonte brenda të njëjtit edicion se nga ana tjetër turistët po gëlonin në Tiranën e Erion Veliajt! Prej asaj dite, Erion Veliaj vetëm sa e ka zgjeruar praninë e tij në valët dhe artikujt që transmetohen nga grupi mediatik në fjalë, ndërsa zullumet e qeverisë gjithnjë e më shumë pasqyrohen pandalim.

Ka shumë që thonë se Edi Rama dhe Erion Veliaj janë 1, por çdo ditë e më shumë po rezulton se ata janë dy entitete politike brenda të njëjtit sekt, të cilët dukshëm kanë nisur luftën me njëri-tjetrin. Në këtë betejë mafioze-politike, Edi Rama po tregon dhëmbët, ndërsa ata që janë mbledhur rreth Erion Veliajt po paguajnë haraçin.

Sot ishte radha e resortit të Irfanit, ndërsa së shpejti të njëjtin fat mund të ketë edhe ndonjë investim i një televizioni me liçencë kombëtare i cili prej muajsh ngjason shumë me SYRI-n tonë! Lajmi është se media e lirë në Shqipëri është një mit, siç dalë nga dalë po shohim se i njëjti realitet vlen kudo në botë.

Siç thotë dhe Elisa Spiropali për këtë realitet “bëhen edhe filma”. Sot ekzistojnë media të pozicionuar me njërin krah, apo me tjetrin të politikës. Ajo që mendoj se çka e përcakton deri diku median “e lirë”, është momenti kur ajo rreshtohet në krahun e duhur të pjesës së historisë, kur vepron.

Media në fjalë, ka zgjedhur të jetë me njërin krah të politikës brenda asaj që është e keqja më e madhe historisë së Shqipërisë në 9 vitet e fundit, RILINDJA e Edi Ramës! Edhe në këtë pikë, Focus Media, është në të drejtën e vet! Por, sulmi antiligjor i të njëjtës qeveri që në 2016 i jep leje pronarit të medias për ndërtimin e një resorti me firmën e Edi dhe Dallandyshes, dhe po e njëjta i fut tritolin me urdhër të Ramës dhe zbatim të Bicit, është sulm i pastër ndaj lirisë së fjalës.

Kryeqeveritari i Shqipërisë sot po sillet si kryemafioz i vendit duke e çuar bandën e tij të pushtetit jo ndaj kullave të drogës, por ndaj një resorti të ligjshëm ku deri para disa kohësh strehonte edhe afganët që Xhorxh Soros ia solli paketë nga Kabuli! Edi Rama duket që është në vështirësi, dhe për të evituar të tjerë anëtarë të oborrit ti dalin kundër, po bën shembull një nga më problematikët.

Tritoli ndaj resorit të Irfan Hysnebelliut është sot paralajmërimi për të tjerët që harrojnë se çfarë “Prestigji” është që kesh bekimin e Edi Ramës në biznes. Dhe si një komunist tipik Edi Rama dërgoi mesazhin e rradhës ndaj oborrtarëve të tij biznesmenë apo politikanë qofshin: O me mua, o kundër meje! Rrugë të mesme nuk ka!

P.S…Dashuria që lind nga urrejtja zgjat një përjetësi, por urrejtja që vjen pas dashurisë është shkatërrimtare!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.