E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Pamjet me dron nga  shkatërrimet në ‘Prestige Resort’
Publik News

VIDEO/ Pamjet me dron nga shkatërrimet në ‘Prestige Resort’

Edhe mëngjesin e sotëm, IKMT ka vijuar aksionin për shembjen e ‘Prestige Resort’, ndërsa forcat xheniere vijojnë me shpimet nëpër muret e ndërtesës për të bërë më pas shpërthim të kontrolluar me tritol.

Ndërsa Gjykata Administrative nuk ka hedhur ende shortin për gjyqtarin që do të shqyrtojë padinë e bërë nga ana e ‘Prestige Resort’, e cila duhej të bëjnë në mënyrë urgjente, punonjësit e IKMT nuk kanë humbur asnjë minutë kohë për të vijuar ekzekutimin e urdhrit.

Juristët e resortit thonë se aksioni është në shkelje me ligjin.

Siç duket nga pamjet në ambientin ku më herët ndodhej restoranti i resortit, kanë mbetur vetëm inerte, ndërsa fadroma vijon me shembjen.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.