Berisha ndan pamjet e shembjes me tritol të “Prestige Resort” dhe ka vetëm një fjalë për Ramën: Monstër!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me shembjen me tritol të “Prestige Resort” gjatë ditës së sotme.
Përmes një postimi në Facebook, Berisha ka ndarë pamje nga momenti i shembjes së ndërtesës dhe e ka cilësuar kryeministrin Edi Rama si një përbindësh (Monstër).
Kujtojmë se për shembjen e “Prestige Resort” u përdorën 70 kilogram tritol dhe vendimi për shembjen erdhi vetëm një ditë përpara se Gjykata Administrative të merrte vendim.
Ndërkohë të shumtë kanë qenë emrat nga politika dhe shoqëria civile që kanë reaguar lidhur me këtë ngjarje, duke e cilësuar “fund e krye” si goditje të fjalës së lirë dhe medias në vend.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



