E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sandër Simoni do jetë kryetar! Ja gjyqtarët dhe prokurorët që përfaqësojnë 6 institucionet e drejtësisë
Lajme

Sandër Simoni do jetë kryetar! Ja gjyqtarët dhe prokurorët që përfaqësojnë 6 institucionet e drejtësisë

EMRAT/ Zgjidhen me short 9 anëtarët e KED

Shorti u hodh në ambientet e Presidencës, ndërsa gjatë kësaj procedure morën pjesë Avokatja e Popullit, në cilësinë e vëzhguesit, Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, përfaqësues nga Kuvendi i Shqipërisë, Gjykata Kushtetuese si dhe nga dhe Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri dhe OPDAT.

Nga hedhja e shortit u përzgjodhën si anëtarë të KED:

1-  Altin Binaj                          Gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese

2- Fjona Papajorgji                   Gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese

3- Sandër Simoni                      Gjyqtar në Gjykatën e Lartë

4- Arqilea Koça                        Prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme

5- Fuat Vjerdha                         Gjyqtar në Gjykatat e Apelit

6- Engert Pëllumbi                     Gjyqtar në Gjykatën e Apelit

7- Arta Marku                           Prokurore nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit

8- Gjon Fusha                          Prokuror nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit

9- Enerjeta Shehaj (Deraj)        Gjyqtare nga Gjykatat Administrative

Përveç nëntë anëtarëve, në përputhje me përcaktimet ligjore, shorti përcaktoi edhe gjashtë anëtarët zëvendësues të KED, si më poshtë:

1- Vitore Tusha                         Gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese

2- Albana Boksi                        Gjyqtare në Gjykatën e Lartë

3- Alma Muça                          Prokurore nga Prokuroria e Përgjithshme

4- Genti Shala                          Gjyqtar në Gjykatat e Apelit

5- Moisi Duda                          Prokuror nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit

6- Elda Vrioni                          Gjyqtare nga Gjykatat Administrative

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) është organ i pavarur, i parashikuar në Kushtetutë, që kryen verifikimin e kushteve ligjore dhe vlerëson kriteret profesionale e morale të kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë si dhe të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.  KED përbëhet nga nëntë anëtarë, të përzgjedhur me short nga radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.