E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Livakoviç bën heroin përballë Japonisë dhe siguron çerekfinalet
Lajme

Livakoviç bën heroin përballë Japonisë dhe siguron çerekfinalet

Kroacia ka shkruar emrin mes skuadrave çerekfinaliste të Botërorit 2022, duke mundur me penallti Japoninë në një sfidë drithëruese që ishte e hapur deri në gjuajtjet nga pika e bardhë.

Katër vite më parë Kroacia eliminoi Danimarkën me gjuajtje nga pika e bardhë në këtë fazë të turneut dhe sot iu desh të përsëriste veten në një sfidë ku vuajti jo pak përballë aziatikëve. Këta të fundit mbyllën hapësirat për finalistët e edicionit të kaluar dhe goditën në fund të pjesës së parë me anë të Maeda për të kaluar të parët në avantazh.

Në pjesën e dytë, skuadra e Daliç doli më shumë në lojën e saj, por u desh të vuante derisa gjeti barazimin me Perisiç. Më pas, ekipet lanë pak hapësira për të rrezikuar dhe rezultati nuk ndryshoi as pas mbylljes së 90 minutave dhe dy kohëve shtesë.

Kështu, për të përcaktuar çerekfinalisten e 5-të të turneut u deshën gjuajtjet nga pika e bardhë ku protagonist kryesor u bë portieri kroat Livakoviç. Ai priti gjuajtjet e Minamino, Mitoma dhe Joshida, duke siguruar që skuadra e tij të zinte një vend mes 8 më të mirave të turneut.

PËR RENDITJEN DHE KALENDARIN KLIKONI KËTU.

APONI 1-1 KROACI
43′ Maeda/ 56′ Perisiç

PENALLTITË: 1-3

JAPONIA: Minamino -, Mitoma -, Asano +, Joshida-

KROACIA: Vlasiç +, Perisiç+, Livaja -, Pasaliç +

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.