E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Babai i Dua Lipës hap kompani për shitje energjie  DH SOLAR PARK SHPK
Publik News

Babai i Dua Lipës hap kompani për shitje energjie DH SOLAR PARK SHPK

Një koncert që përmbylli turin botëror të këngëtares Dua Lipa u mbajt pak kohë më parë në kryeqytet me trumpetim të kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj. Sezone verore të kaluara në Jug të vendit me gjithçka të sponsorizuar dhe gojë të liga që flasin për një vilë dhuruar këngëtares nga kryeministri shqiptar Edi Rama…

Gota vere, duar më qafë, foto nacionaliste duke bërë shqiponjën janë detajet e miqësisë së ngushtë të qeverisë me Lipajt.

Në Shqipëri e Kosovë është e ditur se Dukagjin Lipa, babai në moshë të re i këngëtares shqiptare i vulos miqësitë me biznes. Rasti i fundit që kjo gjë u vu në dukje për qytetarët shqiptarë të Shqipërisë e Kosovës ishte njoftimi i mbajtjes së festivalit Sunny Hill në Tiranë e jo në Prishtinë, që me rregullimin e marrëveshjeve ndryshoi plan.

Më 7 Qershor të këtij viti, babai biznesmen i Lipës, ka hapur së bashku me administratorin e Sunny Hill Hysen Rukën nga Kukësi, me aksione të barabarta, një kompani të cilën e ka regjistruar në Tiranë. Kompania DH SOLAR PARK SHPK ka si objekt ndërtimin e paneleve diellore dhe shitjen e energjisë.

Kapitali i kompanisë është 100,000 lekë dhe vjen pikërisht në momentin kur ministrja e MIE Belinda Balluku njoftoi mbështetjen për bizneset që do të prodhojnë dhe shesin energji nëpërmjet paneleve diellore.

”Do të lehtësojmë procedurat për të gjitha bizneset që do të aplikojnë për të prodhuar energji nga foto-voltaikët”,-deklaroi Balluku medemek duke e shitur këtë opsion si shpëtim për “krizën energjitike që ka kapluar vendin”.

Çfarë po luan me taksat e popullit shqiptar dyshja qeveri-Lipa, e kamufluar si “idhull” tek qytetarët falë famës së muzikës së këngëtares?!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.