E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha : Autori që më goditi Gerti Shehu është agjent i policisë kriminale
Lajme

Berisha : Autori që më goditi Gerti Shehu është agjent i policisë kriminale

Gjithçka është përgatitur, Rama tregoi se është duarbrenda

Sali Berisha ka deklaruar se i riu që e goditi me grusht është agjent i policisë kriminale.

Berisha: “Siç u pa ishte një akt agresiv kriminal i një personi që plotëson çdo kusht për të qenë i përdorur por ajo që është më flagrante është personi është agjent i policisë kriminale. Gerti Shehu është agjent i policisë kriminale.

Problem me disa çrregullime por fakti që zyra e Fugës shpërndau me urgjencë këtë dokument shëndetësor për të dëshmon se Fakti që zyra e tij e kishte gati shkresën për tua dhënë gazetarëve, e dini që në raste të tilla këto persona përdoren. Ju e dini një person normal nuk lejon të keqpërdor, Rama duke dashur të paraqesë veten dorëjashtë, tregoi se është duarbrenda.”

Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe Ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi se kanë porositur agresorin Gert Shehu për të goditur me grusht liderin e opozitës.

Sali Berisha tha se menjëherë pas ngjarjes, zyra e Endri Fugës lëshoi një dokument mjekësor që vërteton se Shehu është me probleme psiqike.

Sipas liderit të PD-së, kjo shkresë nuk përmban asnjë datë, ndaj hedh dyshime mbi vërtetësinë e saj. Berisha shton se në 2022, Shehu ka rinovuar patentën, që një person psiqik nuk mund ta bëjë.

Berisha: Këtu thuhet, vërtetim mjekësor për t’u përdorur kudo që t’i nevojitet. Ky vërtetim mjekësor nuk ka asnjë datë. Ai që lexon këtë, thotë se ky mund të jetë i vitit 2018, pasi thotë u paraqit në klinikën tonë më 10 janar, 2018. Shumë i çuditshëm. Episodi i fundit i 10 gushtit 2022, u rekomandua të çohet me urgjencën psikiatrike. Pas vizitës, u kthye në shtëpi. Qeveria e kishte bërë gati për të mashtruar, për të justifikuar aktin kriminal të një agjenti të policisë kriminale të përdorur nga Çuçi i familjes. Tani mund t’u them një gjë tjetër.

Ky i sëmuri kriminal, ka marrë rinovim patente në vitin 2022. Si i sëmurë psiqik nuk mund të merrte kurrë patentën. Pra, ky është një akt i përgatitur personalisht nga Edi Rama, Bledi Çuçi dhe Ardi Veliu. Agresori është një me origjinë nga Tepelena, jeton prej 20 vitesh në Tiranë. I ka shërbyer policisë kriminale, rrjeteve të trafikantëve në besimtarët e xhamisë.  

Ai u paraqit sepse zbatoi porositë e një vëllau mysliman. Është i regjistruar kur thotë se zbatoi porosinë e një vllau mysliman. Në fakt zbatoi porosinë e një vllau të pafe, dhe ministrin të tij të familjes, Bledi Çuçi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.