Vjosa Osmani në samitin e BE/ “Pjesëmarrja e Vuçiç dramatike, për vëmendje”
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka është shprehur se qasja e Serbisë me BE-në është e qartë.
Në fjalën e saj ajo shprehet se sikurse në histori vijon të ketë një qasje pro ruse dhe se Presidenti serb bën “dramatikun” duke kërkuar vëmendje.
“Nga BE ka pasur shumë pak presion në krahasim mesa duket të kishte. Në raport me një shtet i cili është më pak evropian dhe pro rus. Zgjedhja e Serbisë është Moska, është e qartë nuk e kanë fshehur ndonjëherë. Sanksionet ne vendosëm të gjithë, Serbia jo, ashtu siç bën me refugjatët ukrainas, marrëveshjet me gazprom etj. Pra Serbia e ka zgjedhur rrugën e saj.
Presim që mesazhi evropian të jetë i qartë. Sepse jemi në një situatë të pa precendentë. Pjesëmarrja e Vuçiçit në samit, është tipike, krijon dramë për të pasur vëmendjen, njëherë thotë nuk do të vijë pastaj vjen. Por është qasje qesharake. Vëmendja që ajo ka është largimi i nga demokracia.”- tha Osmani.
Presidentja Vjosa Osmani në një deklaratë për mediat në samitin BE-Ballkani Perëndimor u pyet lidhur me sulmet e Serbisë në veri të Kosovës.
Në fjalën e saj Osmani u shpreh se një sulm është kryer nga bandit që kanë mbështetjen e Vuçiç.
“Ne jemi në kontakt të përditshëm me kryetarin e KQZ-së dhe në veçanti koordinimeve që janë bërë me institucionet e qeverisë. Për fat të keq situata në veri eskalon për një arsye të vetme bandat e përkrahura dhe financuara nga Vuçiç kanë për qëllim të destabilizojnë veriun e Kosovës dhe vetë Ballkanin Perëndimor. Ne duhet të mbrojmë jetën e secilit qytetar tonin. Është me rëndësi se siguria e qytetarëve të jetë mbi të gjitha. Tani po e presim edhe raportit përfundimtar.”- tha Osmani.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



