E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
DASH vlerëson SPAK: Arrestoi ish-ministra, deputetë, gjyqtarë, policë, prokurorë e kriminelë
Lajme

DASH vlerëson SPAK: Arrestoi ish-ministra, deputetë, gjyqtarë, policë, prokurorë e kriminelë

Data 9 Dhjetor shënoi “Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit”. Në këtë ditë DASH i ka kushtuar vëmendje të veçantë të gjithë institucioneve që luftuan korrupsionin.

Në deklaratë përmendet edhe SPAK, ku thuhet se në muajt e fundit ka arrestuar ish ministra, deputetë në detyrë, gjyqtarë, policë, prokurorë, kryebashkiakë dhe krerët e krimit të organizuar.

“Me ndihmën e SHBA-së, Shqipëria krijoi një Organ të Posaçëm Kundër Korrupsionit si një ent i ri elitar kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në muajt e fundit, organi ka arrestuar ish-ministra, deputetë në detyrë, gjyqtarë, policë, prokurorë, kryebashkiakë dhe krerët e krimit të organizuar.

Shtetet e Bashkuara gjithashtu punojnë në mënyrë shumëpalëshe dhe me shoqërinë civile dhe sektorin privat për të luftuar korrupsionin. Së bashku me shumë vende të tjera, ne ratifikuam ?Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit?  (UNCAC) në 2006 dhe Shtetet e Bashkuara do të presin Konferencën UNCAC të Shteteve Palë në 2023. Vetëm këtë javë, ne jemi në partneritet me Transparency International për të mbështetur edicionin e 20-të të Konferencës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit në Uashington, DC, me temën “Çrrënjosja e korrupsionit: Mbrojtja e vlerave demokratike””, thuhet në deklaratë

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.