E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Balluku jep detajet projekti i Portit të ri Tregtar të Durrësit: Portë strategjike për Mesdheun
Lajme

Balluku jep detajet projekti i Portit të ri Tregtar të Durrësit: Portë strategjike për Mesdheun

Sot po prezantohet Projekti i Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano. Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, është shprehur se ky projekt do të kthehet në një nga portat strategjike të Mesdheut.

Balluku deklaroi se ky projekt do të krijojë mbi 1500 vende të reja pune. Për këtë projekt do të investohen 390 milionë euro. Sipas detajeve të thëna nga zëvendëskryeministrja, 46% e vlerës do mundësohet nga qeveria shqiptare, pjesa tjetër nga investitori.

“Ka qenë betejë e gjatë, na është dashur të kërkojmë të ndikojmë në vendimarrjen e BE-së. Është një projekt që kemi nisur bashkëpunimin prej kohës, kemi nisur një marrëveshje prej kohësh. Të shohësh që kemi arritur të tërheqim vëmendjen e BE-së është arritje. Ne nënshkruam marrëveshje për linjën hekurudhore Tiranë-Prishtinë.

Do kthehet në një nga portat më strategjike të Mesdheut. Ndihemi krenarë që punojmë me kompani të këtij niveli, jemi gati të prezantojmë rezultatet e kësaj konsulence.

Do mbulojë nevojat e Shqipërisë, dhe të vendeve të tjera që do duan të operojnë përmes këtij porti. Synojmë investim me faza, modern, që u përgjigjet kërkesave të 4 dekadave të ardhshme. 46% e vlerës do mundësohet nga qeveria shqiptare, pjesa tjetër nga investitori. Ky investim ka marrë vëmendjen e shumë kompanive, këtu kemi zv. kryeministrin e Maqedonisë së Veriut dhe ministrin e Kosovës”, tha Balluku ndër të tjera gjatë deklaratës së saj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.