Alimehmeti pranë Belind Këlliçit për fitoren e 14 majit
Alimehmeti, së bashku me anëtarë të tjerë të Partisë Demokratike ka qenë dje i pranishëm në ceremoninë e zhvilluar për 32-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratie. Alimehmeti në një postim në rrjete sociale ka shpërndarë foto në të cilat shfaqet pranë fituesit të primareve në Tiranë, Belind Këlliçit. Mjeku ka shprehur mbështetjen e tij ndaj Këlliçit, teksa thotë se do të jetë pranë tij kurdo t’i nevojitet për të fituar zgjedhjet lokale për bashkinë e Tiranës.
“Gëzuar 32-vjetorin e pluralizmit politik në Shqipëri falë Partisë Demokratike! Në 1990, rinia hodhi poshtë një sistem totalitar. Në 2022, rinia mblidhet sërish bashkë kundër një sistemi totalitar. Hapi i parë: në krah të z. Këlliçi për të fituar në zgjedhjet lokale të Bashkisë së Tiranës, me mbështetje dhe këshillë sado dhe kurdo të nevojiten. Të vendosur për të fituar”, shkruan Alimehmeti..
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



