E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lala: SPAK nuk  po heton si duhet aferën e inceneratorëve
Lajme

Lala: SPAK nuk po heton si duhet aferën e inceneratorëve

Gazetarja Klodiana Lala ka kritikuar SPAK për dosjen e inceneratorëve. Lala tha në emisionin “Open” se SPAK nuk e ka hetuar siç duhet aferën e inceneratorëve.

Ajo deklaroi se Prokuroria Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk na e ka thënë rolin e Engjëll Agaçit tek inceneratorët, nje person i akuzuar s ii përfshirë në aferë.

“SPAK është nën diktat sepse nuk po e heton rastin e Inceneratorëve si grup i strukturuar kriminal. SPAK heshti dhe nuk e hetoi këtë çështje si duhet. Sot nuk e dimë rolin e Engjëll Agaçit. Procedurë e dërguar në kohë rekord, një projekt vendim është futur për miratim në Këshillin e Ministrave. Nuk e dimë rolin e ministrit Gjiknuri e cili ka lidhur një kontratë për energjinë.

Struktura e ka hetuar me parcela e jo të plotë këtë çështje. Pritshmëritë e shqiptarëve tek reforma në drejtësi e SPAK kanë qenë të larta por rezultati ka qenë i ndryshëm. SPAK ka lindur i vdekur. Bllako dhe Koka janë drejtuar edhe nga drejtësia e mëparshme, si Spiro Ksera”, theksoi gazetarja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.