VENDORET/Rama mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve
Partia Socialiste do të mbledhë ditën e sotme drejtuesit politikë të qarqeve.
Mësohet se mbledhja do të mbahet në selinë rozë në orën 16:00, ku në fokus të diskutimeve pritet të jetë organizimi i strukturave vendore për zgjedhjet e 14 majit.
Ndërkohë kujtojmë se kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zyrtarizuar tashmë kandidatët që do të jenë pjesë e garës së 14 majit.
Ndërsa në grupin e socialistëve, deri tani dihet që Erion Veliaj do të garojë në Bashkinë e Tiranës, ndërsa Dritan Leli i Vlorës nuk do të ketë një shans tjetër
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



