E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kondili sulmon ish-drejtuesit e prokurorisë/ “Dihet se si zgjidheshin, unë do të kthej besimin te drejtësia”
Lajme

Kondili sulmon ish-drejtuesit e prokurorisë/ “Dihet se si zgjidheshin, unë do të kthej besimin te drejtësia”

Prokurori Edvin Kondili ka thënë se nëse zgjidhet drejtues i SPAK-ut do të kthejë besimin te drejtësia.

Ai ka thënë ndër të tjera para anëtarëve të KLP-së, se ka hyrë në garë pasi ka formimin dhe kurajën për të drejtuar këtë Prokurori, për të goditur fenomenet e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Nëse do të më jepet mundësia për të qenë drejtues angazhimi im do të jetë maksimal në mënyrë që të kthehet besimi te drejtësia”, tha Kondili.

Faktin që nuk ka pasur role drejtuese ai e sheh si pikë të fortë të tij.

 “Gjatë 15 viteve si prokuror pranë Krimeve të Rënda, për asnjë moment nuk kam pasur rol drejtuese, gjë që më ka penalizuar para KLP kur kam garuar për herë të parë. Personalisht vazhdoj të shpreh mendimin tim që mosqenia drejtues gjatë asaj periudhe e konsideroj pikë të fortë, duke pasur parasysh mënyrën e përgjithshme si promovoheshin shumica e drejtuesve në një sistem të centralizuar drejtësie që bëhej drejtpërdrejtë nga prokurori i përgjithshëm”, tha Kondili

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.