E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Argjentinë-Francë, Messi magjik vs Mbappe meteorik. Finalja “tërbon” mediat (FOTO
Lajme

Argjentinë-Francë, Messi magjik vs Mbappe meteorik. Finalja “tërbon” mediat (FOTO

Një finale për yllin e tretë”, ky titull i ‘Le Figaro’ është mishërimi më i qartë i super sfidës Argjentinë-Francë, dy “bigët” e futbollit botëror përplasen ndërmjet tyre në një betejë finale, në kërkim të titullit të tretë kampion bote.

“Historia e tyre”, shkruan L’Equipe në faqen e parë, titull shoqëruar me foton e Mbappe në krahë të Giroud, identike me atë të Pele, pasi Franca do të behej skuadra e dytë në Botë që arrin të mbrojë titullin kampion, ashtu siç bëri Brazili i Pele, gjithnjë nëse arrijnë të mposhtin Argjentinën.

Situata nuk ka qenë shumë e qetë në kampin francez në vigjilje të finales së madhe, kjo për shkak të një virusi që ka pushtuar kampin stërvitor, lojtarë si Coman, Konate dhe Varane, nuk janë stërvitur për shkak të një gjendje gripale, për të njëjtat simptoma humbi sfidën gjysmëfinale Raboit dhe Upamecano:

“Virusi i gamileve godet Botërorin. Alarm maksimal në kampin francez”, shkruan Marca në faqen e parë. Edhe mediat angleze janë ndalur tek ky detaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.