Momenti kur Nikolla merr telefonatën “urgjente” për përjashtimin e Nokës
Seanca e sotme parlamentare nisi me tensione te shumta ndërmjet deputetëve të PD-së dhe kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla.
Shkak për këtë u bë fakti se deputetët Flamur Noka, Tritan Shehu dhe Luan Baçi, rezultojnë jashtë grupeve parlamentare.
Në një momente deputetët u ngritën në Foltore, duke këmbëngulur që kjo temë të diskutohej. Noka këmbënguli më gjatë, dua bllokuar foltoren teksa e godiste me shuplakë.
Në fund kryetarja e Kuvendit mori vendimi për përjashtimin e tij, por para kësaj, Nikolla u pa teksa po fliste në telefon ku dëgjohet teksa thotë “Do e përjashtoj, do e përjashtoj”.
Videon e ka publikuar edhe kreu i Partisë Demokratike, i cili shprehet se ky përjashtim ishte i urdhëruar.
“Shikoni si urdherohet me telefon përjashtimi i Sekretarit të Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka nga Parlamenti. Në video keni biseden telefonike të Nikollës që informon Ramën. Sb”- shkruan Berisha në statusin e tij në rrjetet sociale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



