E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nuk hetuan Arben Ahmetajn! “Provat për pagesat e Zotos nuk bindën prokurorët”
Lajme

Nuk hetuan Arben Ahmetajn! “Provat për pagesat e Zotos nuk bindën prokurorët”

Në këtë mars të këtij viti SPAK morri si provë e-mailet që ndodheshin në kompjuterin e Klodian Zotos. Në këto të dhëna u zbuluan pagesat që bënte Klodian Zoto për zyrtarë, për udhëtime dhe akomodimin në hotele luksoze, në këmbim të rregullimit të dokumenteve dhe finalizimin e koncensionit të inceneratorëve, ku përfitues ishte Zoto. Zoto u ka paguar akomodimin në hotele Arben Ahmetajt, si dhe Etleva Kondit, ish-drejtore në kohën kur Ministria e Energjetikës drejtohej nga Damian Gjiknuri dhe anëtare e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për inceneratorët. Ndërkohë sipas Top Channel Prokurorisë së Posaçme SPAK i ka mjaftuar vetëm 13 ditë hetime për të konkluduar se denoncimi i gazetarit Adriatik Doçi ndaj dy prokurorëve Eneid Nakuçi dhe Klodian Braho duhej mbyllur.

Në datën 22 dhjetor SPAK vendosi mosfillimin e hetimeve ndaj dy prokurorëve që hetuan dosjen e inceneratorëve dhe që dorëzuan në gjykatë 10 të pandehur , por që sipas gazetarit Doci sakaq ata kishin shpërdoruar detyrën dhe penguar zbulimin e të vërtetës sa kohë nuk kishin vlerësuar njësoj provat ndaj ish ministrit të financave Arben Ahmetaj. Gazetari Doçi denoncoi pagesat disa milionëshe të kryera nga i akuzuari Klodian Zoto ku mbuloheshin udhëtime dhe akomodime në hotele luksoze të Ahmetaj dhe bashkëshortes së tij, prova këto të nxjerra nga një akt ekspertizë. në vendimin e mos fillimit deklarohet se nuk rezulton që dy prokurorët të kenë shpërdoruar detyrën mbasi aktet janë ndarë . por njëherazi argumentohet se procesi i çmuarjes së provës është një proces i ndërlikuar pasi përbërës të tij janë jo vetëm komponentët juridikë por edhe ata të brendshëm dhe psikologjikë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.