E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bankierët tanë festojnë pub-eve me femra dhe puro kubaneze, hakerat shpartallojnë BKT-në, OTP dhe Union Bank
Lajme

Bankierët tanë festojnë pub-eve me femra dhe puro kubaneze, hakerat shpartallojnë BKT-në, OTP dhe Union Bank

Hakerat iranianë të Homeland Justice kanë sulmuar disa banka të nivelit të dytë.
BKT, OTP, Union Bank janë shpartalluar nga hakerat, por çuditërisht po e mbajnë të fshehtë sulmin, për të mbajtur në gjumë klientët.
Burime të brendshme dhe tepër serioze thanë për Prapaskenën se pasojat e sulmit janë tepër serioze, pasi hakersat kanë arritur të marrin në dorë të dhënat e klientëve.
Disa prej drejtoreshave dhe drejtorëve të rëndësishme të 3 babkave, kanë rënë pré e tyre sulmeve, pasi llogaritë e tyre “user” pune janë hakëruar.
Brenda ka të dhëna për qindra klientë.
Të dhënat që mund të jenë marrë për transaksione dhe klientë “vip”, do ishin fatale po të publikoheshin me emra.
Tre bankat e tjera nuk flasin për “problemin teknik”, si struci që ka fshehur kokën.
Sistemet bankave kryesore janë goditur rëndë.
Dyshime të mëdha ka për dëmin që kanë shkaktuar hakerat iranianë.
Megjithatë, bankierët e katër bankave kanë mbushur klabet e Tiranës duke u harbuar me festa këtë fundjavë, me femra, alkool dhe puro.
Guvernatori Sejko bashkë me Bledar Shellën që është president i Shoqatës së Bankave dhe drejtor i OTP-së së sulmuar, pinë puro origjinale kubaneze sikur s’ka ndodhur asgjë.
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.