E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zyrtari i partisë së Vuçiçit akuzon ambasadorin rus: S’do të ndodhë, vetëm një i çmendur e beson këtë
Bota

Zyrtari i partisë së Vuçiçit akuzon ambasadorin rus: S’do të ndodhë, vetëm një i çmendur e beson këtë

Konflikt i Serbisë me NATO-n?

Ish-deputeti serb Dragan Shormaz ka reaguar lidhur me deklarimet e ambasadorit rus në Beograd, Aleksandar Bocan-Harchenko, për një konflikt të mundshëm të Serbisë me NATO-n.

Zyrtari i partisë së Aleksandar Vuçiçit e ka akuzuar ambasadorin rus për ndërhyrjet e këtij të fundit në çështjen e Serbisë, transmeton kp.

“Ndërsa ushtarët rusë shtrihen si minjtë në baltën e Ukrainës dhe qindra prej tyre vdesin çdo ditë, ky zyrtar [ambasadori rus] i regjimit kriminal vazhdon paturpësisht të ndërhyjë në punët e brendshme të Serbisë dhe të uron konfliktin tonë me NATO-n! Kjo nuk do të ndodhë. Vetëm një budalla shkel dy herë në të njëjtin gur”, citon Shormaz në Twitter, shkruan The Geopost.

Indiferent ndaj kësaj nuk ka qëndruar eksperti i sigurisë, Agim Musliu, i cili ka thënë se paraqitja e ambasadorit rus, pas shfaqjes së grupeve kriminale në barrikada, e plotëson mozaikun e ndërhyrjes ruse në Kosovë përmes Serbisë.

“Pas paraqitjes së Wagnerit, Qendrës së Spiunazhit në Nish dhe grupeve të tjera në barrikadat në veri të Kosovës, tani u shfaq edhe ambasadori rus në Beograd. Kjo plotëson mozaikun e përfshirjes ruse në Kosovë përmes Serbisë”, ka shkruar ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.