E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetarja ‘zbërthen’ vrasjen e biznesmenit Edmond Papa: Si u thur plani i eleminimit  nga djali i policit
Lajme

Gazetarja ‘zbërthen’ vrasjen e biznesmenit Edmond Papa: Si u thur plani i eleminimit nga djali i policit

Albano Velo, djali i një oficeri policie, të përjashtuar nga radhët e Policisë, Dilaver Velo është arrestuar si i dyshuar për ekzekutimin e biznesmenit Edmond Papa në dhjetor të vitit 2022 në Tiranë.

Sipas gazetares Klodiana Lala, Albano Velo është arrestuar nën dyshimet se është një ndër organizatorët e vrasjes dhe ka pasur rolin e vëzhguesit të lëvizjeve të Edmond Papës, deri ditën e krimit.

Ndërsa 44 vjecari që është shpallur në kërkim nga policia, akuzohet se ka rolin e ekzekutorit të Papës.

Gazetarja tha ndër të tjera se Alban Velo ka qenë mik i ngushtë me Aleksandër Sadikajn, kanë pasur kontakte për vite me radhë me njëri tjetrin dhe dyshohet të kenë kryer aktivitet kriminal së bashku.

“Edhe pse nuk është pranuar nga familjet e policia zyrtarisht, në informacionet që disponoj, nga familja e Aleksandër Sadikajt dhe Edmond Papës ka pasur një shkëmbim debatesh mes palëve. Familja e Sadikajt i kanë kërkuar llogari Papës nëse ka gisht në vrasjen e Sadikajt. Por akuza nuk është pranuar nga ky i fundit. Një histori që motivi ka të bëjë me përplasjet e grupeve kriminale për trafikun e drogës.
Biznesmeni Papa ishte një ndër njerëzit që dinte lëvizjet e Sadikajt e familjet kanë ngritur dyshime se Papa ka pasur dijeni për autorët e dyshuar të vrasjes me tritol të 27 vjeçarit.
Kështu në nëntor Albano Velo ka nisur të thurë planin për ekzekutimin e Papës.

Albano Velo në kamerat e sigurisë të sekuestruara nga prokuroria shfaqet me automjetin e tij ditë pas dite e ka vëzhguar viktimën që nga nëntori i 2022 e deri ditën e ngjarjes. Velo shfaqet në automjetin e tij pak minuta para se të shfaqet ekzekutori.

Kyç edhe dëshmia e pronarit të lokalit që ka dhënë detaje të sakta dhe karakteristika të ekzekutorit, ku ka thënë se autori ka pasur një golf të ngritur deri afër hunde, jo maskë.

Automjeti, qelizat telefonike, dëshmi të njerëzve afër. Albano Velo dhe 44 vjecari në kërkim ishin njohjet më të afërta me Sadikajn.

Pas krimit, për një distancë të gjatë janë larguar në këmbë dhe është në kamera dhe momenti kur kanë ndërruar rrobat që mbanin veshur“, tha Lala në News 24.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.