E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Babai i tij, zyrtar i lartë në Polici
Lajme

Babai i tij, zyrtar i lartë në Polici

Ky është efektivi që sulmoi kolegët

Efektivi i Policisë, Renato Feri, që u arrestua dhe përjashtua nga radhët e uniformave blu për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe fyerje të kolegëve të tij është djali i një zyrtari në Policinë e Shtetit.

Babai i efektivit të arrestuar, Arian Feri, është shef sektori i burimeve njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Ndërkohë që përjashtimi i të riut është bërë me urdhër të drejtorit të Policisë, Muhamet Rrumbullaku.

Kujtojmë që Renato Feri, u pikas nga forcat “Shqiponja” teksa lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara në afërsi të zonës së njohur si “Pallati me Shigjeta” në Tiranë. Kjo ka ndodhur në muajin dhjetor që lamë pas.

Ndonëse policia ia kishte bërë shenjë që të ndalonte, polici jo vetëm që nuk i është bindur, por pasi i ka ofenduar ka shtuar shpejtësinë duke vënë në rrezik dhe efektivët.

Arratia e të riut zgjati vetëm pak minuta, pasi është arrestuar dhe gjatë kontrollit në mjet iu gjet dhe një sasi kanabisi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.