E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çfarë i kërkoi ambasadorja amerikane kreut të SPAK
Politikë

Çfarë i kërkoi ambasadorja amerikane kreut të SPAK

Ambasada e SHBA në Tiranë ka zbardhur detaje nga takimi i diplomates Yuri Kim me kreun e ri të SPAK, Altin Dumani.

Në njoftimin e ambasadës thuhet se Kim uroi Dumanin për postin e ri dhe ritheksoi mbështetjen e SHBA-ve për Reformën në Drejtësi dhe rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.

Gjithashtu, Kim i ka kërkuar Dumanit punë pa frikë apo favore për të luftuar krimin dhe korrupsionin e lartë.

“Ambasadorja Yuri Kim u takua sot me Kreun e ri të SPAK, Altin Dumani, për ta uruar atë për postin e tij të ri drejtues. Ajo ritheksoi që Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin fort zbatimin e reformës në drejtësi, një kërkesë për aspiratat e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Në këtë drejtim dhe për të çuar përpara jetësimin e faktit që Presidenti Biden e ka identifikuar luftën kundër korrupsionit si interes thelbësor të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, ne do të mbështesim plotësisht prokurorët dhe hetuesit e SPAK teksa ndërtojnë mbi sukseset e deritanishme dhe intensifikojnë ndjekjen penale të korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar, në përputhje me ligjin, pa frikë apo favore. Askush nuk është mbi ligjin”, thuhet në deklaratë./

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.