E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
14 maji/ Rama prej disa orësh në takim me drejtues politikë të qarqeve
Politikë

14 maji/ Rama prej disa orësh në takim me drejtues politikë të qarqeve

Kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kreut të Partisë Socialiste, ka zhvilluar sot një takim drejtuesit politike të qarqeve të vendit.

Takimi i cili ka nisur rreth orës 13:30 vijon të zhvillohet ende.

Gazetari Ergys Gjençaj tha për “BalkanWeb” se pak javë më parë kryesocialisti Edi Rama zhvilloi një tur në bashkitë e vendit, duke theksuar se janë ende shumë bashki për të cila po diskutohet nëse do të ketë apo jo kandidime.

“Kryesocialisti Edi Rama në këtë takim po jep porositë e tij sa i përket organizimit politik në terren, për maksimalizimin e votës, si edhe mbështetje për kandidatët e listës për këshilla bashkiak. Shumë vendime nga kryetarët e bashkive kalojnë për vendime edhe në këshilla bashkiakë. Pra mbledhje që ka nisur rreth orës 13:30 vijon ende”, ka thënë ndër të tjera gazetari.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.