Liqenet akullnajore të Lenies/ Rama : Zonë me superpotencial për zhvillimin e turizmit
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e së shtunës me disa foto piktoreske, që të ftojnë për udhëtim.
Ai ka hedhur në rrjete sociale, foto nga liqenet akullnajore të Lenias dhe maja Valamarës, një pikë përbashkuese mes Maliqit, Pogradecit dhe Gramshit, duke e cilësuar si zonë me shumë potenciale për zhvillimin e turizmit.
“Mirëmëngjes dhe me një destinacion fantastik siç janë liqenet akullnajorë të Lenies dhe maja e Valamarës, një pikë përbashkuese mes Maliqit, Pogradecit dhe Gramshit, si zona me super potencial për zhvillimin e turizmit të natyrës, ju uroj një fundjavë të paqtë”, shkruan Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



