E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Andrew Bode e ndiqte me këtë makinë  prej kohësh  Edmond Papën, deri sa e ekzekutoi
Lajme

Andrew Bode e ndiqte me këtë makinë prej kohësh Edmond Papën, deri sa e ekzekutoi

Mister mbetet ende vendndodhja e Andrew Bode, 44-vjeçari i shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka ekzekutuar me 9 plumba biznesmenin Edmond Papa më 16 dhjetor në Tiranë.

Bode rezulton se prej disa kohësh ndiqte lëvizjet e Papës, duke përdorur një automjet të marrë me qira nga një kompani, një makinë  tip “Benz”.

Ndërkohë prej datës 31 dhjetor, policia pas arrestimit të Albano Velos, i cili dyshohet si organizator i vrasjes së Papës, ka shpallur në kërkim edhe Boden, por deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të tij. Edhe pse zyrtarisht nga sistemi TIMS rezulton se Bode nuk është larguar nga vendi, dyshohet se ky i fundit mund të jetë larguar ilegalisht për t’i shpëtuar policisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.