Açka reagon për 4 deputetët e përjashtuar nga Alibeaj
’Deputetja e grupit të vulës, Flutura Açka ka dalë hapur kundër Enkelejd Alibeajt, pasi ky i fundit përjashtoi 4 deputetë nga grupi parlamentar.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Açka e cilëson si të marrë Alibeajn për përjashtimin e deputetëve.
Ajo deklaron se Oerd Bylykbashi, Agron Shehaj, Tritan Shehu dhe Belind Këlliçi i bëjnë nder çdo grupi parlamentar.
“Marrëzia e vogëlsisë
A jeni në metro?
Oerd Bylykbashi, Agron Shehaj, Tritan Shehu e Belind Këlliçi i bëjnë nder çdo grupi parlamentar”, shkruan ajo.
Alibeaj ka përjashtuar 4 deputetë nga grupi. Ndonëse ai justifikohet me pretekstin se 4 deputetët nuk janë distancuar nga dhuna e 8 janarit në përplasjen në selinë e PD-së, e vërteta qëndron te firmat e mbledhura për shkakimin e tij si kreu i grupit.
Alibeaj kërkon të ulë numrin e firmave të deputetëve që kërkojnë ta shkarkojnë nga posti. Mbledhja e firmave ka nisur nga Ervin Salianji, i cili po tenton të marrë vetë postin e e kreut të grupit parlamentar të PD-së.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco
Oerd Bylykbashi, Agron Shehaj, Tritan Shehu e Belind Këlliçi i bëjnë nder çdo grupi parlamentar”, shkruan ajo.


