E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetari: Nuk e di sa pako me euro i kanë vjedhur një tjetër zyrtareje të lartë në Kryeministri
Lajme

Gazetari: Nuk e di sa pako me euro i kanë vjedhur një tjetër zyrtareje të lartë në Kryeministri

Sanitarja Rozeta Dobi ishte e punësuar nga disa zyrtarë të shtetit, për pastrimin e shtëpive. 

Në banesën e Alda Klosit ajo dyshohet se ka grabitur një shumë prej 550 mijë euro.

Gazetari Basir Çollaku thotë  se Dobi ishte e punësuar nga një tjetër zyrtare e lartë me post në Kryeministri.

“Një zyrtare tjetër që punon në Kyeministri ka patur të njëjtën pastruese në banesë. Nuk është nga këta të dorës së tretë, por nuk di ç’të them se ç’ka ndodhur me inventarin e saj financiar në banesë, është holluar apo jo sasia e gjërave të saj i ka patur të ligjshme apo jo. Por ka patur të njëjtën ndihmëse në banesë për ta asistuar. Ky është një tregues mendoni ku jemi. Zyrtarë të këtyre niveleve të pushtetit i kanë mbushur shtëpitë me para të vjedhura. Sistemi bankar është ai që i merr. Ka dhe një prag ligjor, një kufi sa para mund të mbash jashtë sistemit. 31 marsi është afati ligjor për deklarimin periodik të vitit paraardhës të pasurisë, të ndryshimeve të bëra. Edhe në këtë formularë të deklarimit jam i bindur që ka mospërputhje të mëdha“, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.