E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndërron jetë, ish-mbreti grek Konstantin Gliksburg
Bota

Ndërron jetë, ish-mbreti grek Konstantin Gliksburg

 Ish-mbreti Konstantin Gliksburg u nda nga jeta mbrëmjen e sotme në moshën 82-vjeçare.

Së fundmi ai kishte pësuar një goditje në tru dhe mediat greke raportojnë se ai  kishte shumë probleme shëndetësore pas mosfunskionimit të shumë organeve trupore.

Ai mbretëroi në Greqi nga viti 1964 deri në vitin 1974 dhe u rrëzua më pas nga me një referendum nga 69% e grekëve.

Gjendja e tij shëndetësore ishte rënduar vitet e fundit dhe si pasojë ai u tërhoq nga jeta publike. Në vitin 2009 ai i ishte nënshtruar një operacioni në zemër. Në vitin 2013 ai pati një atak kardiak.

Ai ishte shtruar disa herë në spital gjatë viteve të fundit. Hera e fundit që ai u shfaq zyrtarisht ishte në dasmën e djalit të tij Philip me Nina Flor në tetor 2021.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.