Dermatologia: Të rinjtë kanë frikë nga plakja
Rjetet sociale po ndikojnë në mënyrë të tmerrshme te të rinjtë.
Sipas dermatologes Erjona Shehu, grupmosha 20-30 vjeç kanë frikë nga plakja.
Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në “Euronews Albania”, Shehu shtoi se vajzat në këtë moshë janë të ndikuara nga makineria në rrjetet sociale.
“Fenomeni i uniformizimit ndodh në një grupmoshë tjetër dhe në grupmoshën që ne diskutojmë. Ndodh në grupmoshën 20 deri në 30 vjeç. Janë më të ndikuara nga makineria në rrjetet sociale, dëshira për të qenë sa më të bukura dhe interesante. Grupmosha që e ka problem procesin e plakjes fillon dhe e ndien këtë peshën pas të 30-ave”, tha ajo./
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



