Shtet i hackeruar, me votues të patronazhuar…
Është e pabesueshme se si një vend anëtar i NATOs, nuk shqetësohet fare,po fare fare për të dhënat personale e zyrare që gjenden në tregun e zi të hackerave.
Siç spjegojnë qartë e thjeshtë ekspertët, teknikisht i gjithë problemi ka ardhur për shkak të agregimit të serverave që përmbajnë të dhëna në fusha të veçanta. Ky agregim, që nuk lejohet të bëhet sipas standardit ISO të adoptuar për sigurinë kibernetike, është bërë për qëllime elektorale. Pra për të paisur patronazhistët politikë me të dhëna për votuesit. Shkurt pushteti kontrollon votuesit në terren dhe kudo ata janë!!!
Ky është kulmi i antiligjshmërisë, TË PANDËSHKUAR as nga drejtësia e zonjës Kim!!! Si thotë mo, si thotë? “Askush nuk është mbi ligjin”… Posi, posi.
Ja pra që paska edhe mbi ligjin dhe mbi NATOn, po deshe!
Hackerat e Iranit, po sipas spjegimit të ekspertëve e gjetën terrenin gati, pikërisht nga agregimi i serverave që nuk duhej të kishte ndodhur. Pra ata vërtetë kanë hackeruar serverin e DAP, por për shkak të agregimit me servera të tjerë, ata arritën të hyjnë në të gjitha të dhënat që ka shteti.
Së fundi edhe nëpër banka.
Kulmi!
Ky është fundi i sigurisë së një shteti anëtar i NATOs.
Ama reforma në drejtësi ecën përpara, posi!!!
Nuk ja mban të shkundë mirë me disa veprime krejt të thjeshta hetimor se kush urdhëroi agregimin e serverave. Ja kaq duhet të bëjë. Ta gjejë kush e urdhëroi,kush e ekzekutoi dhe për ç’qëllime?
Këtu duhet kërkuar edhe përgjegjësia për mos mbrojtjen nga hackerimi.
Kujtoj, gjithashtu,se sasia e parave publike të shpenzuar pa garë e tendera në këtë sektor është marramendëse.
Nuk vlen më të komentohen deklaratat për “kundërofensive ndaj hackeravr” sepse ato ishin thjesht trutë e gomarit për të mbushur trutë e njerëzve… Koha tregoi se hackerat kanë tashmë çdo gjë në dorë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



