Dritëhijet e SPAK-ut, ish-oficeri padit prokurorët: Nuk hetuan zyrtarët e lartë dhe u hakmorën
Artur Krasniqi, ish-oficer i Policisë së Shtetit, është paraqitur ditën e sotme në SPAK, ku ka depozituar dy kallëzime penale për dy prokurorë, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi. Sipas tij, kjo dyshe prokurorësh kanë shpërdoruar me detyrën dhe janë hakmarrë ndaj tij në lidhje me hetimet e kryera nga Krasniqi.
Avokatja e tij, Adriana Kalaja në një deklaratë për mediat, ka treguar se në SPAK janë dorëzuar të gjitha provat e nevojshme, ku vërtetohet akuza që Krasniqi ngre ndaj dy prokurorëve. GJKKO ka kthyer në SPAK për plotësim të hetimeve aktet ndaj Artur Krasniqit, ish-oficerit të arrestuar në kuadër të operacionit “Shpirti”
Sipas SPAK, nga hetimet që sollën më pas nisjen e operacionit “Shpirti”, janë sekuestruar në total 6 ton drogë e llojit marijuanë dhe kokainë, të cilat të shitura me pakicë, do të gjeneronin një total prej mbi 55 milionë eurosh. SPAK dyshon se Krasniqi ka pasur rol në këtë veprimtari, por mbetet për tu parë ecuria e kësaj çështjeje pas padisë së sotme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



