E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbardhet skema, Ilir Thana tërhiqte çdo ditë deri në 1 mln lekë
Lajme

Zbardhet skema, Ilir Thana tërhiqte çdo ditë deri në 1 mln lekë

Ilir Thana, duke u hequr si pronar i një trualli dhe një magazine, ka arritur të marr rreth 400 mijë euro nga taksat e shqiptarëve. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj bashkë me drejtorin juridik të kësaj ministrie Fatmir Hoxhaj dhe përmbaruesi Alban Ruli firmosën dokumente për t’i kaluar 1.2 mln euro Thanës.

Nga pagesa e përfituar, Ilir Thana iu dha ryshfet 82 mln lekë. Mendohet se rryshfeti ndaj zyrtarëve do të vijonte, deri në thithjen e plotë të fondit prej 1.2 milionë euro.

Në dosjen hetimore rezulton se Ilir Thana ka bërë tërheqjen të shumta nga llogaria e motrës së tij, i pajisur me prokurë të posaçme duke bërë tërheqje thuajse çdo ditë nga shuma që varionin deri në 1 mln lekë të reja.

Ilir Thana ka bërë tërheqje të shumta nga llogaria e motrës së tij, i pajisur me prokurë të posaçme duke bërë tërheqje thuajse çdo ditë të shumave që variojnë deri në 1 milion lekë të reja. Tërheqjet nga ky shtetas rezulton se janë kryer për periudhën 11.10.2022 deri në 14.12.2022.

Ka dyshime se veprimet e përmbaruesit të Ministrisë së Financave dhe personave të tjerë, kanë shpërdoruar detyrën duke vjedhur nga buxheti i shtetit deri në këtë fazë shumën 48.118.366 lekë dhe tentuar për të vjedhur pjesën e mbetur.’, thuhet në dosje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.