E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Salianji justifikohet :Jam bërë grup me deputetët se dua të gjej zgjidhje për PD-në
Lajme

Salianji justifikohet :Jam bërë grup me deputetët se dua të gjej zgjidhje për PD-në

Prej disa ditësh, CNA.al ka raportuar për intrigën që Ervin Salianji po thur në korridoret e PD-së, për të shkarkuar Enkelejd Alibeajn si kryetar i Grupit Parlamentar, që më pas ta marrë vetë këtë post.

Alibeaj iu përgjigj me përjashtimin e 4 deputetëve nga grupi, ndërsa mbrëmjen e sotme për mbledhjen e firmave është pyetur vetë Salianji.

Ai justifikoi intrigën e tij në emisionin e Blendi Fevziut, duke thënë se ka si fokus gjetjen e një zgjidhje për situatën në PD.

“Duke qenë se jemi në këto kushte që jemi pak kohë larg nga zgjedhjet, ku kanë dalë kandidatë e primareve, dhe ana tjetër thotë do kemi kandidatët tonë. Jemi bërë një grup me deputetët, nuk është çështje firmash, por të gjejmë zgjidhje. Këto zgjedhje janë për shqiptarët, nuk janë për Sali Berishën. Ka njeri në këtë vend që beson se do mund kandidatët e Ramës, jo. Ka kandidatë aty që kanë vlerë dhe peshë, kemi mundësi të gjejmë zgjidhje. Të ulemi, të diskutojmë. Ne jemi ulur në një tavolinë me kundërshtarët politikë në komisionet parlamentaret, ndërsa brenda PD kemi një vit, të ulemi pastaj merremi apo jo vesh është diçka tjetër. Të ulemi e të bëjmë një përpjekje se cila është zgjidhja. Jemi në kushte që bëhet fjalë për karrierë personale, kanë rënë çështja e parimeve. Në kushtet kur në ishim afër propozimeve për zgjidhje, mund të jenë firmat ose jo firmat. në këtë punë nuk shtë përfshirë Sali Berisha se është jashtë grupit parlamentar”, theksoi ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.