E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zhaklin Lekatari e quante formatin televiziv Big Brother” humbje kohe, sot është opinioniste e BBV 2
Lajme

Zhaklin Lekatari e quante formatin televiziv Big Brother” humbje kohe, sot është opinioniste e BBV 2

Zhaklin Lekatari është një nga opinionistet e edicionit të dytë të “Big Brother VIP” në “Top Channel”.

Por para se të merrte këtë rol, Zhaklina nuk kishte një mendim të mirë për formatin e “Big Brother”.

Në një intervistë me gazetarin Mustafa Nano, në 15 korrik të 2022-shit, para se reality show të fillonte edicionin e ri, Zhaklina e sulmonte “Big Brother”.

Ajo deklaronte se nuk e kishte parë këtë format dhe e kishte evituar sa më shumë, ndërsa e cilësonte si një dalldi kolektive totalisht të pajustifikuar.

Aktivistja dhe gazetarja theksonte se dinamikat mund të ishin të sajuara, madje zbuloi se kishte marrë edhe ftesë nga ky format, por e kishte refuzuar.

““Big Brother” nuk e kam parë, e kam evituar sa më shumë të ishte e mundur. Ishte dalldi kolektive totalisht e pajustifikuar nuk doja ta dija çfarë ndodhte aty se ishte humbje kohe. Dinamikat e shtëpisë mund të ishin dhe të sajuara dhe nuk më sillnin asnjë të mirë. Sa më shumë i shihja të polarizar, më dukej sikur e gjithë kjo shoqëri e dalë në një arenë për personazhet e “Big Brother” një vrimë në ujë, një thagmë. U ftova dhe e refuzova.

Madje sot mora një ftesë për “Big Brother Kosova” dhe e refuzova. Vetëm fakti që do jem e mbyllur dhe do jem kavje dhe nuk do vendos unë dhe nuk do jem unë aktori i asaj kohe, më shqetëson.

Unë kam gjëra se çfarë do humb nëse izolohem, nuk e dua atë lloj fame. Plus nuk e di me çfarë nivelesh dhe ideologjish do përballet dhe nuk e di nëse do e menaxhoja dot. Shëndeti im mendor besoj se është më i rëndësishëm se fama. Më shumë se dy persona mendoj se patën probleme të shëndetit mendor”, nënvizonte Zhaklina asokohe.

Por çfarë e bëri atë të ndryshonte mendim? Pse Zhaklin Lekatari vendosi t’i bashkohet “Big Brother”-it si opinioniste?

Këto janë pyetje që duhet tu përgjigjet vetë Zhaklina, për të mos e lënë enigmë bashkimin e saj me “Big Brother”, formatin që e cilësonte si humbje kohe.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.