E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kreshnik Spahiu nuk  ka mëshirë për Metën/ Nëse Rama i premton 3 ministri, do e tradhëtonte PD-së
Lajme

Kreshnik Spahiu nuk ka mëshirë për Metën/ Nëse Rama i premton 3 ministri, do e tradhëtonte PD-së

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka bërë një parashikim politik, teksa ka folur për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Spahiu tha në emisionin e Erla Mëhillit se nëse kryeministri Edi Rama do i jepte kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta 3 ministri, ky i fundit do e pranonte bashkëpunimin.

“Ju mendoni, nëse Edi Rama sot i thotë Ilir Metës, të jap 3 ministri, partisë që është katandisur me 3 deputetë, nuk shkon LSI-ja? A jeni në terezi? Ka treguar 10 herë, ka qenë 3 herë me socialistët, 4 herë me demokratët, pse nuk e dredh edhe njëherë?

Ka tradhtuar 5 herë, herën e 6 është bërë i ndershëm. Çdo parti e bën se është në kushtet e ekzistencës. Nëse do e bënte, do e mirëkuptoja. Pse? Është në kushtet e mbijetesës, mund të asgjesohet si subjekt politik”, theksoi ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.