E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Reshjet e shiut lënë pa energji elektrike disa zona në veri të vendit , vështirësi qarkullimi në Vaun e Dejës
Lajme

Reshjet e shiut lënë pa energji elektrike disa zona në veri të vendit , vështirësi qarkullimi në Vaun e Dejës

Sipas njoftimit të Bashkisë Shkodër, kanë mbetur pa energji disa zona në Vaun e Dejës, në Pukë dhe Malësi të Madhe.

Probleme në qarkullim ka pasur në Vaun e Dejës pasi në segmentin Dedaj-Bogë është rritur niveli i përrenjve dhe si rezultat uji ka mbuluar rrugët duke përdorur kalime alternative.

Bashkia Shkodër:

Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallëkut) shënon kuotën 6.05 m me një rritje prej 25 cm me orën 18.00 te datës 17.01.2023 (kuota max 7.50 m).
Niveli i Liqenit (hidrometri ura e Bunës) shënon 7.40 m me një rritje prej 15 cm me orën 18.00 të datës 17.01.2023 (kuota max 8.70 m ).
OSHEE, zonat pa energji elektrike:
Fidri 2 Koman 69 ab.
Fidri 1 Rrenc 1486 ab.
Fidri 6 Velipoje 415 ab.
Fidri 4 Velipoje 316 ab.
Fidri 2 Rrenc 773 ab.
Fidri 5 Rrenc 357 ab.
Fidri 4 Shkodra1 1375 ab.
Fidri 5 Shkodra 1 2185 ab.
Fidri Hajmel Vau Dejes 1763 ab.
Fidri 2 Cas 682 ab.
Fidri 4 Cas 456 ab.
Fidri 1 Dajc 878 ab.
Fidri Gjegjan Fushe Arrez 892 ab.
Fidra pjeserisht te stakuar
Fidri 15 Shkodra 1, 10 ab ura shtrenjte.
Fidri 1, Bajze 200 abonenta.
Bashkia Pukë:
Ne Qytetin Puke ka demtime te interkapeteve te bllokut te 5 pallateve renie te sovatimeve dhe demtime catish , levizje te tjegullave po nderhyhet nga Drejtoria e Sherbimeve dhe Mzsh.
Ka probleme me energjine elektrike ne NJAD Puke.
Bashkia Malësi e Madhe:
Nuk ka pasur energji elektrike ne NJAD Kelmendit, Shkrel dhe Gruemire.
Bashkia Vau Dejës:
Mungon energjia elektrike ne NJAD Hajmel.
Nga Autoriteti Verior Rrugor:
Gjate nates kemi pasur mot me reshje shiu dhe ere te forte . Eshte punuar per pastrimin e inerteve te rena nga skarpatet ne akset malore. Ne segmentin Dedaj-Boge eshte rritur niveli i perrejve dhe si rezultat uji kaperderdhet siper rruges. Kalimi behet me rruge alternative. Nuk evidentohen probleme ne segmentet e tjere ne qarkullimin rrugor. Vazhdon puna sipas grafikut rutine.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.