E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbardhen detaje nga aksioni i BKH-së dhe RENEA-s tek vila e deputetit socialist
Lajme

Zbardhen detaje nga aksioni i BKH-së dhe RENEA-s tek vila e deputetit socialist

Byroja Kombëtare e Hetimit dhe forcat RENEA kanë bastisur vilën e deputetit socialist Rrahman Rraja.

Kontrolli i befasishëm është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Zezë të zonës së Niklës.

Ka qenë një vendim i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i lëshuar në sekret të plotë, me datë 17 janar 2023, pa praninë e palëve dhe të sekretares gjyqësore, i cili ka miratuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Sipas “Xhungël”, objektiv i këtij aksioni ka qenë gjetja dhe ndalimi i shtetasit Ramazan Rraja, 30 vjeç, banor i njësisë administrative Nikël në zonën e Fushë-Krujës. Po ashtu është ushtruar kontroll i banesës së tij në fshatin Zezë, sëbashku me automjetin, të cilin ai ka në përdorim. Qëllimi i kontrollit të banesës dhe automjetit, ishte gjetja apo zbulimi i provave me rëndësi për hetimin që po kryen SPAK”.

Hetuesit e BKH-se, të mbështetur nga grupet e depërtimit të repartit special RENEA, kanë mbyllur në rrethim në orët e para të së enjtes, vilën 3 katëshe në fshatin Nikël. Më pas, në zbatim të vendimit të Gjykatës Speciale, kanë hyrë ne ambjentet e brendeshme duke ushtruar kontroll te hollesishem ndaj çdo personi qe gjendej aty.

Agjentet e BKH-se, kane bastisur ne menyre te imtesishme çdo ambjent te viles, per te gjetur materiale apo prova ne lidhje me hetimin.

Ne vendimin e gjykates speciale, vila 3 kateshe sebashku me hapsiren perreth saj, e rrethuar nga nje mur i larte mbrojtes dhe e paisur me sistem sigurie me kamera, eshte percaktuar si objekt ne pronesi dhe ne perdorim te shtetasit Ramazan Rraja.

Hetuesit e BKH-se, kane mbetur te befasuar, kur ne banese ne vend te personit qe kerkonin, kane gjetur xhaxhain e tij, Rrahman Rraja, deputet i Partise Socialiste dhe familjen e tij.

Deputeti i PS-se, u ka komunikuar agjenteve te BKH-se, se ne banese gjendet vetem familja e tij. Ndersa nipi i tij, Ramazan Rrahja, ka kohe qe jeton ne kryeqytet. Por ky fakt nuk i ka penguar agjentet e BKH-se te ushtrojne kontroll ne çdo cep te godines pavarsisht faktit se aty gjendej vetem deputeti i PS-se dhe familja e tij.

Pas me shume se dy oresh, agjentet e BKH-se dhe trupat speciale RENEA, kane perfunduar kontrollin duke u larguar pa gjetur as personin qe kerkonin dhe as mjete te kundraligjshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.