E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Jepet masa e sigurisë për 46-vjeçarin me armë e shtëpi bari
Lajme

Jepet masa e sigurisë për 46-vjeçarin me armë e shtëpi bari

Sot është dhënë masa e sigurisë për shtetasin F.K., 46 vjeç, i cili u kap në Shijak me shtëpi bari dhe arsenal armësh.

Ndaj tij është vendosur masa e sigurisë “arrest me burg”.

Ndërkohë, kujtojmë se në kërkim është vëllai i tij S.K., i cili sipas sistemit TIMS ndodhet në Itali.

Ndër të tjera avokati i 46-vjeçarit, sipas mediave është shprehur se klienti i tij, e kishte ndërtuar shtëpinë e barit për të mbuluar shpenzimet për një ndërhyrje kirurgjikale.

“Klienti im është invalid, prandaj kishte ndërtuar këtë ‘laborator’, për të nxjerrë shpenzimet për një operim qe duhet të kryente. Ndërhyrja kirurgjikale kushton më tepër. Në lidhje me armët kanë mbetur që nga ’97 dhe nga kontrolli ato armë janë të pluhurosura dhe kjo është konfirmuar.”- tha avokati Aleksandër Ndrejaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.