E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-prokurorja Imeraj:Kush ka informacion për 21 janarin, të vijë të dëshmojë
Publik News

Ish-prokurorja Imeraj:Kush ka informacion për 21 janarin, të vijë të dëshmojë

Ish-Kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj, ka sfiduar socialistët, teksa ka folur për kallëzimin në SPAK për 21 janarin dhe akuzat e ngritura nga mazhoranca.

Imeraj tha në një intervistë me Anduela Ndreun se kushdo që ka informacion se urdhrin e ka dhënë ish-kryeministri Sali Berisha, apo informacione të tjera për 21 janarin, të shkojë të dëshmojë.

“Ne kemi një kallëzim që na thjotë se ka dalë një audiopërgjim. E zëmë se e marrim këtë audiopërgjim. Kushdo individ, politikan që ka dijeni që këtë urdhrin e ka dhënë Berisha të vijë të dëshmojë. Të tregojë se nga e ka marrë dijeninë, të verifikojmë edhe pjesën tjetër. Pritshmëria e publikut është e tillë që për shkak të impaktit publik që ka dhe për shkak të atyre viktimave, duhen ndjekur këto etapa. A kemi sot ne një individ që del dhe thotë se urdhrin e ka dhënë Basha? Askush nuk e ndalon prokurorinë të japë urdhër për thirrjen e dëshmitarëve që kanë dijeni për këtë çështje”, theksoi ish-kryeprokurorja

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.