E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
McGonigal dhe Agron Neza darkë me Safet Gjicin e Kukësit, i dekoruar nga Byberi, foto edhe me Gjiknurin
Lajme

McGonigal dhe Agron Neza darkë me Safet Gjicin e Kukësit, i dekoruar nga Byberi, foto edhe me Gjiknurin

Prej ditësh në qendër të vëmendjes është skandali me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal i akuzuar për lidhje të forta me Rusinë. Gjithashtu hetuesit amerikanë kanë zbuluar se Edi Rama është takuar me ish-zyrtarin e lartë të FBI, Charles McGonigal në të paktën katër raste duke e thelluar më te skandalin. Por jo vetëm kaq, pasi miliarderi i akuzuar për aktivitet të paligjshëm dhe shteg i korrupsionit, është takuar edhe me Rexh Byberin. Ky i fundit, kryebashkiaku i emëruar nga Edi Rama në Tropojë, ka dekoruar Charles McGonigal, më 23 shtator 2021. Dekorimi i McGonigal me titullin ‘Mirënjohja e Tropojës’ u publikua në Facebook-un e Byberit. Në foto shihet se gjatë dekorimit të McGonigal nga Byberi, nuk ka munguar edhe Damian Gjiknuri, sekretar i Përgjithshëm i PS-së.

Nuk mbaron me kaq, pasi McGonigal ka takuar edhe të tjerë eksponentë të Partisë Socialiste. Në vizitat që ka bërë në Shqipëri, Charles ka ngrënë darkë edhe me Safet Gjicin, kryebashkiakun socialist të Kukësit. Këtë e vërteton edhe foto ku shihet se Gjici, McGonigal dhe Agron Neza, “personi A” në dosjen e ish-zyrtarit të arrestuar të FBI-së, po darkojnë e po konsumojnë verë në një restorant.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.